Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, raporton Gazeta Blic.
Pasi ka vendosur lule ai ka thënë se në ditën e dëshmorëve të kryeqytetit kujtojnë dhe përkujtojnë këta njerëz të vendit që dhanë jetën e tyre për lirin e popullit dhe çlirimin e vendit.
“Kujtimi ynë për ta është dëshmi që ne besojmë se për të tashmen dhe për të ardhmen tonë e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb. Si qeveri nuk do të harrojmë prej nga vijmë dhe nga duhet të shkojmë, duke kujtuar gjakun dhe luftën e dëshmorëve për liri”, ka thënë Kurti ndër të tjera.
https://gazetablic.com/bedri-hamza-situata-e-sigurise-eshte-mjaft-e-ndjeshme-instutucionet-te-kryejne-punet-e-veta/


