Lajme

Kurti kujton sulmin terrorist ndaj Ibër-Lepencit: Shteti triumfoi përballë ekstremistëve dhe terrorit

11/29/2025 20:26
nga:Y I

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot sulmin terrorist që ndodhi një vit më parë ndaj akuaduktit të Ibër Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut.

Ai e ka cilësuar incidentin si sulmin e parë ndaj infrastrukturës kritike të vendit, pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit dy vite më parë.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar furnizimin me ujë për qytetarët e komunave Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Fushë Kosovë dhe pjesërisht Prishtinë, si dhe funksionimin e Termocentralit “Kosova B”.

Kurti ka theksuar se reagimi institucional ishte i menjëhershëm dhe ka parandaluar pasoja katastrofike, duke siguruar furnizimin me ujë për termoelektranat dhe për qytetarët, si dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike. Akuadukti u rindërtua brenda vetëm një muaji, duke rikthyer rrjedhën e ujit dhe funksionimin e plotë të sistemit.

Kryeministri ka vlerësuar punën profesionale të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, duke theksuar se shteti triumfoi përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që, sipas tij, kanë lidhje të forta me Serbinë dhe Rusia, duke synuar destabilizimin e vendit dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.

Ai ka kujtuar se pas bastisjeve në veri të Kosovës u konfiskuan armë, uniforma, pajisje dhe u gjetën emblema ruse dhe serbe, që sipas Kurtit, dëshmojnë për përfshirjen e grupeve terroriste serbo-ruse në sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

Postimi i plotë: