Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar se më 11 shtator të vitit 2001 kur kishte ndodhur sulmi ndaj Kullave Binjake në SHBA, ai kishte qenë në burg të Serbisë dhe ka thënë se gardianët serbë i qenë gëzuar sulmit.
Ai më pas vijoi të thotë se këto sulme të terrorit ndryshuan rrjedhën e historisë, teksa afirmoi se Kosova bashkëndien me aleatin e vet të pazëvendësueshëm.
“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001” shkruan Kurti në facebook.
Postimi i plotë:


