Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovci në 25 vjetorin e rënies, raporton Gazeta Blic.
“Fati im më i madh i jetës”. Kështu e kishte quajtur Fehmi Lladrovci vdekjen për lirinë e Kosovës”, ka shkruar kryeministri në facebook.
Ai tha se Fehmi Lladrovci me ideale të larta kombëtare ia fali jetën lirisë.
“Me ideale të larta kombëtare, Fehmi Lladrovci, inxhinieri i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit, veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK-së, ia fali jetën lirisë”, ka shkruar Kurti.
Kurti tutje ka nderuar të gjithë deshmorët në Gradinë
“Në këtë çerek shekull të rënies heroike, nderojmë kujtimin e të rënëve në Gradinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në rrugën për çlirimin e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Kurti.