Lajme

Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen!

05/07/2024 11:54
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës.

“Në një ditë si kjo 25 vite më parë, njësite policore të Serbisë i rrethuan në Çabrat të Gjakovës rreth 100 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 137 “Gjakova”. Mëngjesin e 7 majit 1999 nisën luftimet që vazhduan deri në mbrëmje e mandej edhe gjatë 8 dhe 9 majit. Në këto luftime ranë dëshmorë: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja që vdiq më 10 maj dhe Hamëz Zymberi që vdiq nga plagët më 15 maj” shkruan Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se serbët më pas u hakmorën për humbjet e pësuara duke vrarë banorët civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione tjera.

Kurti ka theksuar se disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka pasur drejtësi për viktimat civile.

“Krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen. Ato krime janë të dëshmuara dhe të provuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre që do të gjurmohen deri në fund! Infrastruktura ligjore e institucionale si dhe prokurorët aktivë e gjyqësori efikas do të jenë rruga dhe mënyra në këtë obligim dhe synim tonin” shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: