Lajme

Kurti krahas Ramës në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit

11/28/2023 10:16
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Vlorë krahas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë.

Në llogarinë e Ramës në Facebook ka pamje live nga ceremonia.

Kurti dje ka thënë se për 28 Nëntor, do të vizitojë Vlorën, ku do të bëjë homazhe dhe nderim dëshmorëve e heronjve që sakrifikuan jetën e tyre për liri.