Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vizitat e politikanëve të tjerë në Kosovë, ku ka përmendur disa vizita të politikanëve nga rajoni dhe Europa.
Në atë se kush e ka vizituar Kosovën nën udhëheqjen e Kurtit, bie në sy mungesa e liderëve të lartë perëndimor, për dallim nga Shqipëri të cilën e kanë vizituar ish Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, si dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
“Vendi ynë është vizituar si rrallë herë më parë nga president e kryeministra e ministra të jashtëm. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Kroacisë, Zoran Mihaloviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kurti.
Ai para kabinetit qeveritar ka përmendur edhe disa takime të tjera bilaterale që janë zhvilluar.
“Ndërkaq janë realizuar takime bilaterale me presidentin belg, presidentin e Komisionit Evropian, presidentin e Këshillit Evropian, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, presidentin e Francës, Kancelaren e Gjermanisë, sekretarin e NATO-s, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministrin e Greqisë, kryeministrin e Bullgarisë, kryeministrin e Estonisë e të tjerë”, tha ai.


