Lajme

Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit e fesë, e para në rajon edhe për sundim të ligjit

12/09/2022 09:40
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare.

Kurti me këtë rast tha se në Kosovë liria e besimit dhe e fesë janë të garantuara, duke shtuar se edhe para miratimit të ligjit respektimi i lirive fetare ka qenë në nivel.

Madje ai tha se Kosova qëndron e para në rajon sa i përket sundimit të ligjit dhe qëllim ka që të arrijë standardet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Ndër qëllimet e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjorë për liritë fetare. Liria e besimit dhe fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ta të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë”.

“Edhe para se te miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë Qeveria synon të arrij standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.“Një shoqëri e hapur si Kosova mirëpret qytetar nga çdo kënd i botës. Ndër qëllimet e projektligjit është për të promovuar këtë pluralizëm fetar”./EO/