Lajme

Kurti: Kosova po tregon orientimin e saj euroatlantik, aplikimi për anëtarësim në BE do të dorëzohet në Pragë

12/14/2022 11:41
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me zyrtarizimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova është duke treguar orientimin e saj euroatlantik.

“Sot po bëjmë hapin e parë drejtë anëtarësimit në BE. Aplikimin për anëtarësim të nënshkruar sot do t’ia dorëzojmë Presidencës së Çekisë të Bashkimit Evropian. Është moment historik me të cilin synojmë hapjen e një kapitulli të ri”, ka theksuar Kurti.

“Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella që të avancojmë demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Shpejtësia me të cilën do të ecim varet nga ne”.

Kurti ka thënë se kjo ecje e Kosovës varet nga merita, aftësia dhe përmbushja e kritereve që do t’i bëjë.

“Kur shpresojmë dhe besojmë çdo gjë është e mundur”.