Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, teksa ka thënë se populli dhe shteti i Kosovës është gjithnjë mirënjohës dhe falenderues ndaj ndihmave dhe mbështetjeve të faktorit ndërkombëtar por që nuk harrojnë dhe nuk i falin asnjëherë krimet e Serbisë.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Marrëveshja e Kumanovës, 25 vite më parë kujton ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese.
“Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falenderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë!”, shkroi Kurti.