Lajme

Kurti: Kosova është e gatshme për deeskalimin e situatës, këto janë hapat që duhet të ndërmarrin dy shtetet!

06/29/2023 15:17
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe hapat për deeskalim që i ka propozuar Josep Borrel.

Kurti ka theksuar se është urgjente qetësimi i situatës dhe për këtë duhet të ndërmerren një sërë hapash nga të dy shtetet.

“De-eskalimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, keni gatishmërinë dhe vullnetin tim” shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.

Hapat e prezantuar nga kryeministri Kurti:

1) Reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës;

2) Qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut;

3) Zgjedhje të parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 përqind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin

e Kosovës. Pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga Presidentja;

4) Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Ndërkohë nga Serbia presim si në vijim:

1) Tërheqja e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre;

2) Zotimi për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve nga ana e Kosovës, me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë;

3) Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparme Operative që ndodhen përgjatë kufirit.

4) Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës.

Postimi i plotë: