Lajme

Kurti: Kosova dënon sulmet terroriste ndaj Izraelit, qëndrojmë në solidaritet me të prekurit

10/07/2023 15:05
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, raporton Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se Kosova i dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste.

Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”. shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.