Lajme

Kurti: Kontejnerë me mijëra dronë kamikazë “Skydagger” mbërrijnë në Aeroportin “Adem Jashari”

10/08/2025 15:33
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mbërritur kontejnerë me dronë luftarakë kamikazë të tipit Skydagger, për të cilët tha se janë blerë me kontratë të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë turke Baykar.

Sipas Kurtit, dhjetëra ushtarakë të FSK-së janë tashmë të trajnuar për përdorimin e këtyre mjeteve: dërgesa ishte parashikuar për janar 2026, por mbërriti tre muaj më herët.

Ai theksoi se Skydagger, si platforma FPV RTF me mjete shpërthyese për goditje objektivash lëvizës dhe statikë, do të shtojë kapacitetet së bashku me TB2 Bayraktar dhe Puma.

Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksionalë Rheinmetall 8×8 , 15 njësi në total (10 të blera dhe 5 të dhuruara), sipas Kurtit.