Lajme

Kurti, Konjufca & Co kurrë nuk kanë punu – ata jetojnë nga djersa e huej!

01/26/2025 12:52
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Kur Albin Kurti shkrryhet n’ekaltim për “lezet e selamet e për opozitën hajmedet”, aj sapo e ka shpalue msymjen e tina për krijimi e nji klase të re të sefasë otomane në kurriz të forcave krijuese e prodhuese.

Prandej synimi me e shpatallu opozitën merr legjitiitetin e turmave.

Neostalinistat popullista të frymëzuem nga demagogjia hiperinflatore e performative e Slavoj Žiźek & Co po përdorin nacionalizmin e majtë (tue proklamu në Kosovë shqiptarizmin integrist e jo atë indipedentist) për manipulimin e turmave e për kontroll totalitar mbi shoqninë, tue ndrydhë e rraskapitë forcat krijuese dhe prodhuesin e operatorin privat!

Kur Glauk Konjufca flet për vete si shembëlltyrë e shqitarizmës e për të tjerët si bashkëpunëtorë te Beogradit, dijeni që jini t’mashtruet e t’vjedhun!

Këta njerëz nuk punojnë – këta janë ideologë që qesin petlla n’ujë e rrnojnë nga taksat tona – këta njerëz nuk kanë aftësi qeverisëse por manipulative.

Kjo strukturë mentale dembele mbështetët tek oklokracia (turmat), gërryen legjitimitetin e shtetit dhe humb aleatët për idetë e krisuna antikapitaliste e antiperëndimore.