Lajme

Kurti kërkon drejtësi në varrimin e 18-vjeçares: Të mërzitur nuk mund ta kthejmë kohën e ta zgjojmë Marigonën

08/24/2021 14:01
nga:N M

Kryeministri Albin Kurti ka marrë sot pjesë në varrimin e 18-vjecares që është vraë në Ferizaj.

Kurti pasi vendosi lule te varri i të ndjerës ka ngushëlluar familjarët e të pranishmit tjerë.

“Sot të gjithë ne kemi shumë pikëllim, sot të gjithë ne kemi shumë zemërim, jeta e një vajze të re 18-vjecare është këputur nga një vrasje mizore. Para 1 orë e gjysmë I dyshuari për vrasjën që e tronditi Kosovënë shtë arrestuar dhe tash duhet të ketë gjykim të drejtë e dënim të merituar”, thotë ai.

Ai ka folur edhe për arrestimin e Dardan Krivaqës.

“Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precedent penal edhe në vitet e mëhershme në veprat e shumta që kanë qenë shkelje të ndryshme të ligjit. Kjo tregon sa shumë punë kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të gjykojë drejt, e të gjykojë kriminelët e keqbërësit.Qeveria jonë prej fillimit ka ndërmarrë iniciativën për infrastukturë të re ligjore, në mënyrë që kurrë më të mos na përsëriten këto raste, kemi bërë ligjin e ri për mbrojtje të viktimave dhe për mbrojtjen nga dhuna në familje”, thotë Kurti.

“Të pikëlluar e të mërzitur nuk mund ta kthejmë kohën mbrapsht e ta zgjojmë Marigonën, duhet t’i mbajmë kujtimet më të mira, të angazhohem të gjithë bashkë që raste si vrasja mizore e Marigona Osmanit të mos e godasin më kurrë popullin tonë. Ngushëllime të gjithë popullit tonë. U preht e qetë Marigona, e për tu prerë me të vërtetë e qetë duhet të sjellim drejtësi për të e gjitha viktimat tjera”, tha kryeministri. EO

E vrau mizorisht 18-vjeçaren, Dardan Krivaqa dyshonte se e tradhtonte me djalin e dajës së tij