Lajme

“Kurti kandidatët për kryetar i ka pasur disa që bënin skandale, veprimet e pamatura nuk ia fali qytetari”

11/16/2021 15:51
nga:Q R

Analisti politik, Shemsi Jashari, vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, në zgjedhjet lokale, kandidatët për kryetar i ka pasur të papërgaditur, madje ai i cilëson si palaqo që bënin skandale. Derisa, thekson se veprimet e pamatura të tij, nuk ia fali qytetari, shkruan Gazeta Blic.

Jashari për ‘Gazeta Blic’, deklaron se Kryeministri Kurti, besimin që ka marrë nga qytetarët e ka trajtuar vetëm si privilegj, por jo edhe si përgjegjësi.

“Qytetari i tregoi Kurtit se i ka dhënë besimin për të qeverisur në nivel qendror, por nuk ia ka falur Kosovën atij. Kjo ngase shpesh besimin që kishte marrë nga populli ai e trajtonte vetëm si privilegj, por jo edhe si përgjegjësi. Ka disa arsye që quan në këtë rezultat në rënie të LVV-së, e kryesorja është se Kurti nuk ka pasur kandidat të mirë për kryetar në shumicën e komunave, ka pasur disa palaqo që bënin skandale vazhdimisht dhe që ia kishte imponuar strukturës pa pëlqimine tyre”, thotë ai.

Jashari thotë se qeverisja e LVV-së në nivel qendror nuk ka treguar rezultat.

“Qeverisja në nivel qendror deri më tani përveç fjalëve të mira ska treguar rezultate, ka bërë të gjitha veprimet që i ka kritikuar sa ishte në opozitë, ka pasur diskutime për ftohje të raporteve me aleatët tanë perendimorë. Pastaj, edhe pas fitorës së pushtetit akuzonte vazhdimisht opozitën e shumë veprime tjera të pamatura nuk ia fali votuesi”, thotë ai.

Derisa flet për rezultatin e dobët të LVV-sënë zgjedhjet lokale, Jashari thekson se ky rezultat do të ndikojë edhe për nivelin qendror.

“Ky rezultat patjetër se do të ndikojë edhe në zgjedhjet për nivelin qendror kurdo që do të mbahen, pasi tashmë miti se, z.Kurti, është shumë më ndryshe se të tjerët nëse vjen në pushtet vetëm se ka rënë dhe tashmë kemi një skenë politike shumë më stabile. Qytetarët mund ta matin qeverisjen e z.Kurti me veprime konkrete dhe jo vetëm me fjalë të mira siç ka bërë deri më tani, prandaj kjo edhe e bënë ndryshimin”, deklaron ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale, derisa  para disa muajsh fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet nacionale.

/Gazeta Blic

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale