Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga vizita që ka bërë sot në Zubin Potok së bashku me minsitrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, tek vendi ku ka ndodhur shpërthimi me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit.
Ai para medieve ka thënë se policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale.
“Sulmi dhe shpërthimi i mbrëmshëm kishte për qëllim dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike dhe rrjedhimisht cënimin e sigurisë kombëtare dhe defunksionalizimin e jetës normale në vendin tone”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka thënë se falë punës së jashtëzakonshmë të institucioneve, u rikthye në funksion kanali i Ibër Lepencit, në kohë rekorde duke mundësuar furnizimin e KEK-ut me ujë.
Postimi i plotë: