Lajme

Kurti – jo drejt zgjidhjës por drejt zgjedhjeve!?

06/16/2021 14:37
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Albin Kurti si burrështeti, me legjitimitet të madh popullor, duhet me nxjerr ma t’mirën në dialog, në interes të Republikës së Kosovës – pra me mbrri Marrëveshje me Serbinë – njohjen.

Pastaj me i qitë kushtet e tij në tavolinë se çfarë marrdhaniesh dëshiron me shtetin fqinj si dhe me i zbatu zotimet e marruna ndërkombëtare, si Asiciacioni.

Për këtë âsht i mandatumë dhe me negociu marrëveshje ndërkombëtare âsht i autorizumë nga Kushtetuta e Kosovës tue auto në emēn të shtetit.

Albin Kurti si burrështeti nuk ka nevojë me:
– dëshmu patriotizëm ndaj Vučić-it, as për përdorim të brendshëm zgjedhor;

– me qitë kushte të reja për dialog sepse kornizat i ka vu BE;

– me u përplasë me Vučić-in, sepse në diplomaci përplasja âsht mungesë argumentesh ose manifestim arrogance;

– me u thirrë në parime, sepse patimet janë shkelë që kur Kurti e rrotulloi tezën “Jo negociata -Vetëvendosje”, dhe pranoi me e taku Vučić-in pa kërku falje për krimet e luftës dhe pa gjetjën e të zhdukunve;

– nuk ka pse me u marr me Veljko Odalović-in, që âsht nivel shumë i ultë në kierarkinë e estabilishmentit fashist serb, kur e ka Vučić-in përballë;

– dhe nuk ka nevojë me u qëndru besnik parullave populliste sa ishte në opozitë!

Kurti duhet me marr vendime të vështira konform me Interesat e shtetit, e jo me shku sa për me zvarritë dialogun deri në zgjedhjet e reja, që militantat e votuesit pa Raison d’Etat t’i thojnë: “Bravo, nuk po lshon pe!?”
Nuk âsht koha e kangëve të fshatit por e lidershipit të përgjegjshëm!