Lajme

Kurti jep detaje rreth raportit për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë

09/18/2024 23:19
nga:G C

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.

Sipas Kurtit, ky raport dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artifakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale”, ka shkruar Kurti.