Kryeministri i vendit Albin Kurti në një konferencë për media me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Kosova është duke pasur sukses sa i përket përfaqësimit te imazhit ndërkombëtar por dhe për zhvillimit të brendshëm socio-ekonomik.
“Jemi shembull i suksesit të ekonomisë dhe demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilat mundësojnë pushtet dhe përparim në shtet, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se Kosova jo vetëm se është shtet i pavarur por është dhe aq e pavaruar nga mosnjohja e Serbisë.
“Kjo nuk duhet të harrohet asnjëherë dhe une besoj qe nervoza ne Beograd vjen nga pavarësia e dyfishtë e Kosovës, të pavarur si republikë por dhe të pavarur nga mosnjohja e tyre”, ka theksuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.


