Kryeministri Albin Kurti ka folur për edicionin e Manifesta që po mbahet në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se nga 103 artistë nga 30 vende, për plot 100 ditë, në 25 vende në Prishtinë, do të mund të vizitohen nga të gjithë qytetarët e vendit tonë pa pagesë.
“Jemi të lumtur që si qeveri kemi besuar në të që nga dita e parë dhe kemi qëndruar prapa duke e përkrahur financiarisht këtë ngjarje të madhe kulturore”, thotë Kurti.
Postimi i tij:
Manifesta 14 Prishtina
Sivjet, Manifesta po e merr rimishërimin e 14-të në qytetin e Prishtinës. Të dy palët jemi edhe të lumtur edhe me fat. Ky përqafim i Manifesta-s dhe Prishtinës është pothuajse një “amor fati”: një nomad evropian udhëtues ndalon për të takuar popullin e pandalshëm të Kosovës.
Vepra arti nga 103 artistë nga 30 vende, për plot 100 ditë, në 25 vende në Prishtinë, do të mund të vizitohen nga të gjithë qytetarët e vendit tonë pa pagesë.
Ky është edicioni më i madh ndonjëherë i kësaj bienale të artit. Jemi të lumtur që si qeveri kemi besuar në të që nga dita e parë dhe kemi qëndruar prapa duke e përkrahur financiarisht këtë ngjarje të madhe kulturore.
Pas 14 vitesh pavarësi, le ta shijojmë së bashku Manifesta 14.


