Lajme

Kurti: Institucionet në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc, çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë

11/30/2024 11:02
nga:Sh R

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se në masë të madhe janë sanuar dëmet e shkaktuara mbrëmë nga shpërthimi në Ibër Lepenc.

Ai ka vlerësuar së një gjë të tillë institucionet e Kosovës e kanë arritur në kohë rekorde.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka theksuar se secila sfidë tejkalohet bashkë.

“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë: