Lajme

Kurti ia vazhdon mandatin e qëndrimit zyrës së BE në Kosovë

12/03/2021 13:33
nga:N M

Kryeministri Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë nënshkruar marrëveshje që ia mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog përmes një postimi në Twitter.

“Nënshkrova marrëveshje me Albin Kurtin dje për t’ia mundësuar Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme. Mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Shpejtim Bulliqi betohet si kryetar i Podujevës