Lajme

“Kurti ia humbi Kosovës katër vite, kundër i ka edhe disa deputetë të partisë së tij – ka hyrë në rrugë të gabuar”

08/29/2024 13:09
nga:Genita C

Deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa thotë se me ardhjen në pushtet të Albin Kurti, Kosovës i kanë shkuar katër vite dëm.

Beqa në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nuk kanë pasë dijeni se si t’i realizojnë premtimet që i kanë bërë para pothuajse katër vitesh,

“Kurti dhe Qeveria e tij ia ka humbur Kosovës katër vite kohë. Nuk ka pasë mundësi apo më mirë të themi nuk ka ditur t’i realizojë premtimet”, tha Beqa.

Madje sipas deputetit të PDK-së, pakënaqësi ndaj Kurtit kanë edhe deputetët e kësaj partie.

Tutje, Beqa thotë se partia në pushtet është “fake”.

“Sa i përket pakënaqësive, po e shohim se tani edhe deputetët e VV’së kanë dalë publikusht kundër kësaj partie. Edhe Kurti, mashtrimet që i ka bërë, iu ka besuar vetë, por tani është bind që ka hyrë në rrugë të gabuar. Nëse kjo Qeverisje vlerësohet me një notë, është negative”

“VV’ja është “fake”, nuk është realitet me të cilën ballafaqohen qytetarët e Kosovës”, përfundon Beqa për GazetaBlic.