Lajme

Kurti i vlerëson si të frytshme takimet në Bruksel, theksin e vë tek barazia në dialog dhe vlerat e BE-së

04/30/2021 11:35
nga:M K

Kryeministri i Kosovës ka përmbledhur të gjitha takimet e ditëve të kaluara në një postim.

Para pak çastesh në rrjetin social “Facebook”, ai i vlerësoi këto takime si të frytshme, ku theksin e vuri tek barazia në dialog dhe vlerat e BE-së në përgjithësi, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Ditën e dytë të vizitës në Bruksel bashkë me zëvendësit e mi z. Bislimi dhe znj. Gërvalla e nisëm në selinë e Aleancës Veri-Atlantike ku na priti Sekretari i Përgjithshëm i saj z. Jens Stoltenberg me bashkëpunëtorët e tij. Më pas u rikthyem në Komisionin Evropian për tri takime të ndara: me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë z. Josep Borrell me të cilin pata edhe një drekë pune dhe konferencë të përbashkët për medie, për të vazhduar me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Olivér Várhelyi, dhe, Presidenten e Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen.
Në fund bëra një prezantim dhe debat para Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET) të udhëhequr nga Kryetari i tij z. David McAllister me të cilin pata edhe nje takim të veçantë.
Fjalimi im që theksonte rëndësinë e historisë në politikë, të barazisë në dialog, të reformave në qeverisje dhe të BE-së si vlerë, u pasua nga pyetje e komente të shumta e fort të dobishme të europarlamentarëve të pranishëm.

LEXO EDHE:

Bruksel: Borrell dhe Kurti pajtohen që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë në qershor

/GazetaBlic/