Kryeministri Kurti ka falenderuar kancelaren Angela Merkel për lidershipin e saj pas përfundimit të mandatit në postin e kancelares.
Ai në të njëjtën kohë i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri gjerman me të cilin pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe Botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres ta promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime Kancelar Olas Scholz”, ka shkruar Kurti.
Today we say goodbye and thank you to Chancellor Merkel for her leadership in Europe and the World. And a heartfelt welcome to the new Chancellor, a social democrat w/ whom I look forward to promote democracy in the Western Balkans.
Herzliche Glückwünsche Kanzler @OlafScholz ??
— Albin Kurti (@albinkurti) December 8, 2021