Lajme

Kurti i pret bashkatdhetarët në aeroport: Polica e sigurimit të veturave rimburësohet plotësisht

07/24/2022 20:43
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve për pushime në vend në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Gjatë pritjes së bashkatdhetarëve, Kurti ua prezantoi edhe pakon mobile të Valës, e njohur si “Pako e Diasporës” për të cilën tha se mërgimtarët mund ta blejnë në hapësirat e aeroportit.

“Gjithashtu, Qeveria jonë ka marrë vendim që i inkurajon bashkatdhetarët tanë të angazhohen për 6 muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të programit të “Diplomacisë Qytetare”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti ripërsëriti vendimin e qeverisë për rimburësimin e policës kufitare, për të cilën tha se pasi të paguhet online, rimburësohet plotësisht.

“Nga lehtësimet shtesë me e-Kosovën për nxjerrjen online të certifikatave të gjendjes civile, të ekstraktit të lindjes, të certifikatës së martesës etj. përfitojnë të gjithë”, shkroi Kurti.