Lajme

Kurti i përgjigjet me shaka von der Leyen për zgjedhjet në Kosovë: Duhet të mbahen 1 herë në 4 vjet, jo dy herë në vit

10/01/2026 14:41
nga:L J

Kryeministri Albin Kurti, tha pas takimit me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen se vlerësuesit e pavarur kanë konfirmuar se Kosova ka pasur sukses, ndër tjerash, “në avancimin e demokracisë”.

Kurti tha në një konferencë të përbashkët me Von der Leyen se “përderisa në rajonin tonë ka autokraci elektorale, Kosova është demokraci elektorale”.

Ai u mundua të bënte humor me zgjedhjet e shpeshta parlamentare në vend.

“Zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Dhe po, ato duhet të mbahen një herë në 4 vjet, e jo dy herë në vit”, tha Kurti, duke u kthyer kah Von der Leyen me buzëqeshje.