Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të deputetit të PDK-së, Ferat Shalës ku i përmendi KESCO dhe një kërkim falje për gjithë qyetarët.
Pra, opozita po e kritikon Kurtin për marrëveshjen e energjisë me Serbinë, duke besuar se “është tërësisht e njëjta me atë të vitit 2013”.
“KESCO nuk iu solla unë, atë e gjeta te ju”, i është drejtuar Kurti opozitës.
Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mërkurën ka akuzuar opozitën për marrëveshjet e trashëguara.


