Kryeministri Kurti, i kërkoi secilit minsitër të tij sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje, raporton GazetaBlic.
Këtë e bëri të ditur vet ai, në konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.
“Secili prej ministrave t’i sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje – meqë nesër bëhen aq. Do të m’i sjellin këto të arritura, por edhe t’i përmendin që janë të këqijat që i kemi ndalë. Por. duhet të ketë edhe të mira që s’duhet të jenë fare në raport me të keqën”, tha Kurti në një konferencë për medie.


