Kryeministri Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke i bërë thirrje mërgatës të marrin pjesë në votime për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se pjesëmarrja e tyre në votim ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie.
“Po I drejtohem mërgatës sonë sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin dhe mirëqenien për vendin tonë ndër vite. Me qeverinë tonë, mërgata do të ketë mundësi që të votojë në Ambasada dhe Konsullata në shtetet ku jetojnë ata. Kjo u bë e mundur sepse e kemi ndryshuar ligjin siç edhe kemi premtuar. Votimi përmes postës brenda vendit dhe Ambasadave është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore dhe patriotike dhe një nga arritjet kryesore të qeverisë sonë në shërbim të mërgatës”, tha Kurti.