Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje ndaj mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, derisa kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në mbyllje të afatit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se sot janë bërë 50 mijë të regjistruar nga mërgata për votim.
Postimi i tij i plotë:
Sot janë bërë 50 mijë të regjistruar nga mërgata për votim. Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në afatin e fundit, 26 dhjetor 2024, kur mund të regjistroheni për të votuar.
Pa regjistrim nuk do të mund të votoni, andaj bëjeni sa më parë dhe mos e lini për momentet e fundit.
Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!