Sot, në përvjetorin e rënies heroike të Komandantit Ahmet Kaçiku, Albin Kurti ka nderuar kujtimin dhe sakrificën e tij, raporton GazetaBlic.
Kurti theksoi rolin e Kaçikut në mbrojtjen e trupave të 45 viktimave në masakrën e Reçakut, duke vlerësuar kontributin e familjes Kaçiku në luftën për liri dhe atdhe.
Ai e përkujtoi Komandantin Ahmet Kaçiku si një simbol të përkushtimit dhe sakrificës sublime për Kosovën.