Lajme

Kurti: Gjermania dhe Franca do ta ndihmojnë marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

09/06/2022 13:07
nga:N M

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme. 

Duke komentuar vizitën e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai shtoi se pret mbështetjen e tyre.

Madje sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme qe e ka në qendër njohjen reciproke.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermani e Franca” tha ai.

“Andaj ne e mbështesim fatin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke” tha Kurti.

Reciprociteti tha ai po zbatohet në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri. Dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e negociuar edhe me ndërmjetësit. Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”, tha Kurti.

Në fundjavë u bënë publike dy letra të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në të cilat i bëhet thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

BSPK reagon për tentim sulmin ndaj Rrahman Jasharajt: I papranueshëm