Lajme

Kurti: Gjatë qeverisjes sonë shkatërruam 29 grupe kriminale e vaksinuam mbi 1. 5 milionë qytetarë

10/19/2021 19:30
nga:Q R

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar raportin e Komisionit Evropian kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Me këtë rast kryeministri i vendit Kurti deklaroi se ende pa u bërë dy javë pas zgjedhjeve nacionale, zgjodhën presidenten e Kosovës që është gruaja e dytë presidente nga një Kuvend prej 120 deputetëve, ku janë 41 gra e që përbëjnë mesataren më të lartë në mes vendeve të rajonit.

“Ky është raporti i parë për ne në Qeveri e që mat periudhën 1 vjeçare, nga tetori 2020 deri në tetor 2021. Mat progresin e marrë së bashku në dy gjashtë mujorë, para qeverisë dhe gjatë qeverisë sonë e të cilat dallojnë si dita me natën.Në rrjedhën e sqarimit rreth raportit 1 vjeçare unë detyrimisht do të flas për pjesën e dytë me Qeverinë tonë të re. Për këta gjashtë muaj qeverisje ku shënuam shumë progres. Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhjet komunale ku subjektet politike dhe kandidatët garuan me platforma e tyre Sikurse me 14 shkurt edhe me 17 tetor, Kosova dëshmoi organizim të mirë me transparencë të plotë dhe garë demokratike. 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryetarin e ri të Parlamentit dhe kryeministrin që ishte koha më e shpejtë e formimit të Qeverisë pas kohës së zgjedhjeve që nga viti 2008. Në këta 6 muaj të Qeverisë kemi stabilitet institucional dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve e që përbën progres shoqërorë, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit, por edhe jo pak vende të Bashkimit Evropian.Në fushën e sundimit të ligjit në këta gjashtë muaj kemi marrë 320 vendime në mbledhje, prej tyre 60 projektligje e janë draftuar 12 draftligje. Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, projekt-kodin për procedurën penale si dhe kemi finalizuar draft-dokumentin për Vettingun”, tha Kurti.

Madje ai këto veprime i cilësoi si të tilla që avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nga prilli deri më 30 shtator, janë realizuar 519 bastisje e 283 operacione policore.Nga 23 marsi kur kemi marrë detyrën zyrtarisht deri tani kemi shkatërruar 29 grupe kriminale kemi intensifikuar luftën kundër krimit në Kosovë. Rezultatet konkrete në këtë gjashtë mujor, që është krejt tjetër nga ai paraprak. Në fushën e vaksinimit dhe luftimin e pandemisë dje kishim vetëm një rast dhe asnjë vdekje dhe poashtu dje numri i të vaksinuarve ka mbërritur shifrën në 1.5 milion doza të administruara të vaksinës antiCOVID”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti tha gjithashtu se sipas raportit të BQK-së, ekonomia jonë do të rritet në 9.9%, krahasuar me vitin paraprak të hyrat për janar-shtator janë rritur në 33.5% dhe eksportet në 68%.

“Në fushën e administratës publike kemi iniciuar valën e parë të agjencive publike si dhe ligjin për inspektime që vendos kornizën ligjore për reformë në inspektoriat”