Lajme

Kurti – gazetares serbe: 33 marrëveshje janë nënshkruar, Beogradi s’i ka respektuar shumicën! Pse bën zhurmë për Asociacionin?

12/07/2021 14:48
nga:M K

Kryeministri i Kosovës po qëndron edhe më tutje para mediave në konferencën e përbashkët me Borrellin e Varhelyin.

Një nga pyetjet që u bë për kryeministrin Kurti ishte nga një gazetare serbe, përcjell GazetaBlic.

Pyetja kishte të bëjë me atë nëse Kurti ndihet fajtor për mosrespektimin e marrëveshjes për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, Kurti iu përgjigjë ashpër, duke thënë se 33 marrëveshje janë nënshkruar përgjatë dialogut dhe Serbia nuk i ka respektuar shumicën prej tyre dhe po bën zhurmë vetëm për Asociacionin.

“Janë nënshkruar 33 marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit. Beogradi zyrtar nuk i ka respektuar shumicën. Pse bën zhurmë për Asociacionin? Jam i bindur se Asociacioni më shumë është interes i Beogradit sesa i serbëve të varfër të Kosovës. T’ua kujtoj, kur Gjykata Kushtetuese dha verdiktin e saj, ku Asociacioni ra në disa pika, vetëm Beogradi zyrtar u ankua, asnjë serb i Kosovës”, tha mes tjerash Kurti.

/GazetaBlic/