Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për aplikime për studime në Akademinë Ushtarake të Kosovës, si dhe në akademitë ushtarake të shteteve partnere, si Turqi, Kroaci, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, raporton GazetaBlic.
Ai inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e forcës që mbron dhe shërben Kosovës.
“Aplikoni për të studiuar në akademinë ushtarake në Kosovë apo akademitë e shteteve partnere si në Turqi, Kroaci, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Bëhuni pjesë e forcës që mbron dhe i shërben Kosovës sonë të dashur!”, u shpreh Kurti.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më 16 qershor, dhe të interesuarit mund të plotësojnë formularin e aplikimit online


