Lajme

Kurti fton diasporën që të votojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, i premton ndryshim të ligjit për zgjedhje

08/10/2021 20:32
nga:M K

Tashmë ka mbetur edhe një javë para përmbylljes së afatit për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgatës që të marrin pjesë edhe në këto zgjedhje pasi që ata kanë qenë gjithmonë forca e ndryshimeve.

Përmes një adresimi, Kurti tha se mërgata e ka ringjallur ekonominë që e lodhi pandemia Covid-19.

Tutje, Kurti u shpreh se kjo është hera e fundit që mërgata do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës në këtë mënyrë, pasi që synon ta ndryshojë ligjin për zgjedhje.

“Mërgata ka qenë gjithmonë forca e ndryshimeve të mëdha politike dhe garantuese e mbijetesës sociale të vendit tonë.

Ju ringjallët ekonominë që e lodhi pandemia Covid-19. Tash, kur jemi në fund të pushimeve e po i ktheheni sërish punës meqë po i afrohemi vjeshtës përsëri jemi para një momenti jetik, tash jo vetëm për vendin e shtetin, por për qytetin, fshatin e lagjen tonë.

Jemi para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit të cilat do ta përmbyllin ciklin e ndyshimeve rrënjësore në Kosovën tonë.

Të dashur bashkatdhetarë, kur na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet, nuk preferohet ndryshimi i ligjit për zgjedhjet.

Edhe në këto zgjedhje na presin të njëjat procedura të votimit si në të kaluarën, me synimin që kjo të jetë hera e fundit e mënyrës së vështirë për votim nga jashtë“, tha Kurti./Indeksonline/

Më poshtë adresimi i plotë: