Lajme

Kurti flet për vrasjet: Gjyqtarët, kur ndajnë drejtësinë bazohen në “çehret e palëve”

3 ditë më parë
nga:Lorik J

 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, në komunikim me myftiun, Naim Tërnava, u ndal edhe në serinë e vrasjeve që u shënuan në Kosovë ditëve të fundit.

Kurti kritikoi gjyqtarët, duke vlerësuar se kur ndajnë drejtësinë bazohen në “çehret e palëve”.

“Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces, por edhe në qehret e palëve. E, nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua shikon çehret palëve. Pra, kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv e të shohësh ta gjesh njëfarë mesi. Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve, atë e bën ndërmjetësuesi në negociata”, tha Kurti.