Kryeministri Albin Kurti ka folur për çështjen e Trustit, raporton Gazeta Blic.
“Ata që e kanë sjellë në Kuvend këtë çështje po manipulojnë dhe po përdorin edhe rrjetin medial për këtë. Pensionet nuk janë për tash, por kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqëri dhe nuk mund ta humbim edhe të ardhmen, edhe të mos e fitojmë të tashmen”, deklaroi Kurti në mbledhjen e qeverisë.