Lajme

Kurti flet për pritjet nga takimi i 2 maji

04/24/2023 13:27
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për temat që do të diskutohen në takimin e 2 majit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se në këtë takim i cili do të ndërmjetësohet nga BE-ja temë diskutimi do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit zbatimit të Ohrit.

“Duhet të diskutohet edhe Marrëveshja e Brukselit edhe aneksi i zbatimit nga Ohri që është pjesë integrale do të zbatohen pa vonesa ne në plotëni”, ka thënë Kurti të hënën para gazetarëve”, ka thënë Kurti.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak të dielën ka thënë se në takimin e 2 majit do të prezantohet drafti për Asociacionit si dhe do të nënshkruhet deklarata për personat e zhdukur.

Kurti pyetet se a ka dëshirë të jetë kryeprokuror, kjo është përgjigja e tij