Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli këtë të mërkurë në “Opinion” në Tv Klan përmarrëdhënien që ka me homologun e tij Edi Rama.
Kurti u shpreh se nuk pajtohen për çdo gjë, duke përmendur “Ballkanin e Hapur” si një pikë mosdakordësie të njohur publikisht tashmë.
Blendi Fevziu: Është përshtypja ime apo ju edhe Rama nuk duroheni dot reciprokisht?
Albin Kurti: Është përshtypja juaj.
Blendi Fevziu: Është përshtypja ime…Gjithsesi ka një tension në raportet mes jush?
Albin Kurti: Kjo nuk do të thotë se pajtohemi çdo herë me gjithçka.
Blendi Fevziu: Kush janë mosmarrëveshjet më të mëdha përshembull që keni?
Albin Kurti: Besoj që dallimi i cili është më i njohuri publikisht është raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Unë besoj që Ballkani Evropian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur, ndërkohë që “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm demokratik dhe evropian.


