Kryeministri i Kosovës, ka folur për herë të parë pas vendimit për shtrenjtim të rrymës për 15.4%.
Ai ka thënë shkurt, se Qeveria e Kosovës, do t’i mbështesë qytetarët edhe pas këtij vendimi, me anë të subvencionimit për familjet të cilat konsumojnë energji elektrike deri në 800kë në orë, kurse familjet me asistencë sociale sipas tij do të kenë trajtim të veçantë.
“Mbështetja jonë për qytetarët do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të ZRrE-së, ku ndër të tjera do të subvencionojmë familjet në konsum të energjisë deri në 800 kë në orë, kurse grupet e cenueshme siç janë familjet në asistencë sociale, do të kenë trajtim të veçantë”, ka thënë ai.
Kurti tutje tha, se Qeveria deri më tani i ka investuar 9 milionë euro, për rinovimin e 70 ndërtesave publike, si shkollave, çerdheve publike e kështu me radhë.
Shitën një automjet që e kishin marrë me qira në Kosovë, vihen në pranga dy persona


