Lajme

Kurti fjalim në Oksford Union: Sot Kosova është një histori suksesi

06/06/2022 21:16
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në Oksford Union për Kosovën, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Twitter, derisa ka thënë se Kosova është një histori suksesi.

Postimi i tij i plotë:

Nder që pata mundësinë të flisja në Oksford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj. Sot Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë.