Lajme

Kurti: Fitore e padiskutueshme në 21 komuna – puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet

02/11/2025 23:00
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, ka thënë se ka marrë fitore të padiskutueshme, me vota cep më cep, në 21 komuna, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, raporton Gazeta Blic.

“Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.

Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.

Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.

Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar.