Lajme

‘Kurti, fajtori kryesor për bllokadë’ / Matoshi: Edhe partitë e tjera kanë pakt me djallin

06/19/2025 21:53
nga:Sh R

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Albin Kurtit për situatën e krijuar në Kuvend.

Ai në “Politiko” ka thënë se fajtori kryesor për ngërçin në Kuvend është Kurti.

Matoshi ka hedhur kritika edhe në drejtim të partive të ish-opozitës.

“Unë mendoj që ekziston një pakt me djallin. Fajtori kryesor është ai që i ka fituar zgjedhjet, i cili nuk po donë me e legjitimitu vetën”, ka thënë Matoshi.

Ish-opozita 7 minuta i vynë me ia votu propozimin për votim të fshehtë edhe me ia votu Albulenën.