Është koha e duhur që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kështu, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë të premten.
Sipas tij, njohja e Greqisë do mund t’i sillte Kosovës edhe njohje të reja nga vendet e tjera.
“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim të mirë me Greqinë, mes njerëzve të Kosovës dhe Greqisë, mes të dyja qeverive. Është vetëm një urë që duhet ta kalojmë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovë të marrë njohje të reja”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur edhe për vonesën e liberalizimit të vizave
“Njerëzit janë të frustruar nga vonesa, edhe unë vetë kam qenë kritik, por ne nuk kemi alternativë tjetër. Qasja jonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.


