Lajme

Kurti – Erdoganit: Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë, asnjëherë me dhunë

05/31/2023 23:40
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar të mërkurën mbrëma për telefonatën që ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.

Ai tha se Erdoganin e uroi për fitoren zgjedhore në balotazhin e së dielës në Turqi.

Kurti po ashtu u shpreh se kanë diskutuar për raportet e mira të dypalëshe mes të dyja vendeve. Temë e bisedës ishin edhe ngjarjet aktuale, tha Kurti.

“Në një telefonatë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, unë e urova për rizgjedhjen dhe diskutova marrëdhëniet tona të mira dypalëshe dhe ngjarjet aktuale”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“E tregova shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë”.