Lajme

Kurti: Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund

07/08/2024 20:00
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 25 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi nga Serbia.

Ai ka thënë se për këtë rast askush nuk është dënuar dhe se epoka e mosndëshkimit të krimeve që ka kryes Serbia duhet të marrë fund.

“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti në X.