Lajme

Kurti emëron zëvëndësministrin e parë të Mbrojtjes

03/02/2026 15:19
nga:Genita C

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Gegë Lleshi në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e uroi  Gegë Lleshin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Lleshi është nga fshati Vraniq i Gjakovës ndërsa ishte pjesë e UÇK-së në Dukagjin.